SHENDETI NE UDHETIM SH.U
Ky siguracion eshte gjithmone i keshillueshem
te perdoret ne çdo udhetim tuajin, pasi ofron shperblim ne rastet kur ju mund
te aksidentoheni jashte territorit shqiptare.
Perpara se ju te udhetoni jashte vendit, ju
keni nevoje per nje siguracion te shendetit ne udhetim, i cili mbulon te gjitha
shpenzimet mjeksore, spitalore, nderhyrjet kirurgjikale qe mund te lindin nga
aksidente te ndryshme ose situata emergjence.
Shëndeti në udhëtim
Kjo policë është hartuar
për t’ju ardhur në ndihmë personave që udhëtojnë jashtë vendit duke asistuar në
mbulimet e mëposhtme.
Kushtet e përgjithshme të sigurimit të shëndetit në udhëtim:
Shpenzimet Mjeksore:
Shpenzime për ndihmë të shpejtë mjeksore-spitalore të kryera si pasojë e një
gjëndje të papritur dhe të paparashikueshme acute, e cila pa trajtim mjeksorë
brënda 48 orëve të shfaqjes së saj do të shkaktonte vdekjen ose probleme
serioze të të siguruarit.
Shpenzimet e riatdhesimit:
a. Siguruesit do të paguajnë për qiranë e një mjeti transporti ose të një
ambulance ajrore ose përdorimin e linjës së rregullt ajrore përfshi shoqëruesit
e kualifikuar të vërtetuar sit ë nevojshëm nga mjeku dhe të autorizuar nga nga
Siguruesi për riatdhesimin e një përsoni të sëmurëapo të dëmtuar seriozisht.
b. Shpenzimet funerale jashtë teritorit të shqipërisë dhe/ose kostojae
transportit të kufomës apo hirit të përsonit të siguruar për në vëndin e
banimit të treguar në Police, nëse ai vdes brënda periudhës së sigurimit.
c. Shpenzimet e riatdhesimit do të paguhen nëse vdekja e personit ka ardhur si
rezultat I një sëmundje që plotëson kushtet e mbulimit sipas kontratës së
sigurimit.
Dëmshpërblimi për aksidentet personale:
Në rast dëmtimi trupor shkaktuar
vetëm dhe drejtpërdrejtë nga mjete aksidentale, të dhunshme, të jashtme dhe të
dukshme që ka pësuar një Person i Siguruar gjatë periudhës së sigurimit do të
paguhen dëmshpërblimet si mëposhtë:
1. Vdekja aksidentale ose humbja e një apo më shumë gjymtyrëve thyerjet e
kolonës të shoqëruara me hemiplegji ose paraplegji/humbja e shikimit në sy do
të paguhet 10.000 Euro për secilën Zonë Mbulimi.
2. Paaftësia e përhershme e plotë do të paguhet 10.000 Euro për secilën Zonë të
Mbulimit.
3. Polica e shëndetit në udhëtim nuk mbulon shpenzimet për dëmet pasurore dhe
jo pasurore që i shkaktohen të siguruarit por vetëm shpenzimet spitalore dhe
farmaceutike sipas kushteve të kontratës së sigurimit të shëndetit në udhëtim.
Sigurimin e automjeteve TPL
Pergjegjesine e mbajtesve te tij
ndaj paleve te treta TPL - i detyrueshem per tu bere sipas ligjit ne fuqi, duke
patur per qellim, perveç te tjerash, mbrojtjen e interesave financiare te te
siguruarit kundrejt kerkesave per demshperblim qe vijne nga te pale te treta te
demtuara ne aksidente automobilistike.
Tarifat e primit te sigurimit
jane te unifikuara per te gjitha shoqerite e sigurimit konform legjislacionit
ne shqiperi. Per automjetet e regjistruara rregullisht - kontrata me afat 1
vit.