Cfarë është eTour.al?
eTour.al është një agjensi turistike me operim kryesisht online, por jo vetëm. Japim prioritet rezervimeve online duke qenë se mjedisi online po bëhet çdo ditë e më i madh dhe me shume informacione. Mund te shikoni ofertat tona online në faqen tonë, mund të rezervoni ofertat dhe mund të kërkoni më shumë informacione rreth ofertës me anë të e-mail. Gjithashtu, duke pasur gjithë kë mjedis virtual madhështor, mund të informoheni edhe personalisht për destinacionin e dëshiruar.
Cfarë na diferencon nga të tjerët?
Nga të tjerët na diferencon shpejtësia e reagimi, çmimet më të mira në treg, profesionalizmi, konfidencialiteti i lartë dhe jo vetëm.
Përse eTour.al ka çmime më të lira?
eTour.al ka çmimet më të lira në treg sepse ne japim prioritet veprimtarive online, rezervimeve online, në këtë mënyrë ne ulim kostot tona dhe rrjedhimisht, edhe ju tuajat. Duke bërë rezervimin online apo nëpërmjet telefonit; duke kërkuar informacion nëpërmjet email-it, duke kërkuar në google apo duke folur me agjentët tanë të turizmit nëpërmjet modulit të ndihmë online ju; duke bërë pagesat në bankë (dhe shumë shpejt online) ju nuk keni më nevojë të paraqiteni pranë zyrave tona. Në këtë mënyrë na ulni ne kostot e shërbimit dhe, automatikisht, ulni dhe çmimin e paketës apo ofertës turistike.
Ndërkohë, nuk duhet harruar që mund të bëni rezervimin tuaj edhe në mënyrën tradicionale, duke na vizituar në zyrat tona.
Cmimet e lira tregojnë mungesë cilësie?
JO! Cmimet e ulta nuk tregojnë mungesë cilësie. Cmimet e ulta në rastin tonë tregojnë shkurtimin e kostove për shumë shërbime që ne marrim nga të tretët për tju ofruar ju paketën turistike, në momentin që ju bëni rezervimin tuaj online, informoheni online në internet apo me e-mail.
Sa të sigurtë jemi me eTour.al?
Një nga politikat kryesore të eTour.al është ruajtja me fanatizëm i konfidencialitetit, pa qënë e nevojshme një kërkesë nga ana juaj. Ofrojmë sigurinë e të gjitha të dhënave personale dhe garancinë që pushimet tuaja do të jenë ta paharruara. Luftojmë për një mardhënie të gjatë e të qëndrueshme me klientët dhe jo për një mardhënie të çastit.
Si mund të rezervoj një ofertë?
Ju mund të rezervoni një ofertë turistike duke klikuar në butonin e kuq "Rezervo" që gjendet në cdo ofertë. Në momentin që klikohet në butonin "Rezervo" do të hapet një dritare e re me një formular të thjeshtë, të cilin, duke e kompletuar, na e dërgoni ne me gjithë të dhënat e kërkuara. Duke na dërguar të dhënat e kërkuara, ne bëjmë rezervimin për ju menjëhere dhe ju kontaktojmë për detajet e mëtejshme.
Një mënyrë tjetër rezervimi është rezervimi nëpërmjet telefonit. Në faqen tonë do të gjeni numrat e kontaktit me anë të së cilëve ju mund të na kontaktoni për te bërë rezervimin tuaj.
Mënyrë tjetër rezervimi është duke na dërguar e-mail ne [email protected] me gjithë informacionet e nevojshme. Kjo mënyrë preferohet në rastet kur në faqen tonë nuk mund të gjeni asnjë ofertë konkrete për nevojat tuaja, apo ne rastet kur keni kërkesa te veçanta.
Dhe mënyra e fundit është ajo tradicionale, duke na vizituar në zyrat tona, adresën e së cilave mund ta gjeni në faqen e kontaktit ose duke na telefonuar në numrat e telefonit të afishuar.
Si mund tju kontaktoj për informacione më të detajuara?
Për informacione më të detajuara mund të na kontaktoni nëpërmjet numrave të telefonit, nëpërmjet email, nëpërmjet MSN Messenger apo nëpërmjet Skype dhe detajet e kontaktit i gjeni të afishuara në faqen e kontaktit.
Si mund të paguaj për paketën turistike të zgjedhur?
Pagesat mund të bëhen nëpërmjet transfertave bankare, derdhjeve në llogari bankare apo edhe CASH në zyrat tona. Gjatë kontakteve me një nga agjentët tanë të turizmit do të informoheni për mënyrën më të përshtatshme dhe për detajet e pagesës.
Cfarë është sistemi njoftimeve?
Sistemi njoftimeve është një sistem kompjuterik i administruar nga stafi i eTourl.al dhe me anë të së cilit, gjithë të regjistruarit në sistem me anë të formularit në të djathtë, do të marrin emaile periodike rreth ofertave më të fundit turistike, ofertave të minutës së fundit (Last Minute), etj. Në asnjë moment të vetëm nuk do të merrni nga stafi ynë emaile me përmbajtje tjetër përveç asaj të sipërpërmendur dhe, në asnjë mënyrë, për asnjë arsye, të dhënat tuaja nuk do tu jepen të tretëve.
Duke u regjistruar në sistemin e njoftimeve, ju deklaroni që jeni dakord me kushtet e sipërpërmendura dhe nuk do të konsideroni dhe nuk do të shënoni si SPAM emailet që ju vijnë nga ne. Nëse dëshiroheni të ç'regjistroheni nga sistemi, mund të na nisni një email apo mund të klikoni në linkun e ç'regjistrimit në fund të çdo emaili të marrë nga sistemi njoftimeve.